Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me sende të forta xhaminë në qytetin e Lushnjes. Policia ka nisur një hetim në lidhje me sulmin në fjalë pas kallëzimit të bërë nga myftiu i Lushnjes, Gramoz Blliku. Ai është njoftuar nga imami i xhamisë, i cili kur ka shkuar në mëngjes ka parë xhamat e thyer të godinës ku besimtarët u luten Zotit.

Po nga këto struktura po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi drejtuesi i Myftinisë Lushnjë, shtetasi G. B., 44 vjeç ka bërë kallzim se persona të paidentifikuar kanë thyer dritaren e Xhamisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /abcnews.al