Një person dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj te mërkure. Krimi ka ndodhur ne qendër të Sukthit dhe raportohet se personi eshte me precedent penal.

Ndërkohë burime bëjnë të ditur se në spitalin e Durrësit ka shkuar i plagosur me armë zjarri një person, me iniciale A.M me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Krimi i rëndë u raportuar rreth orës 20:45, ndërsa nuk dihen rrethanat e ngjarjes./ panorama

Menjëherë ka shkuar policia, e cila ka rrethuar zonën dhe po punon për të sqaruar si ka ndodhur krimi.