Më datë 04.11.2021, rreth orës 12:25, në fshatin Gëziq, Mirditë shtetasi R.Gj., 56 vjeç, duke drejtuar mjetin bujqësor zetor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.