Një 25-vjeçar shqiptar është dënuar me 34 muaj burg, pasi u kap me fermë kanabisi në Ipswich në Britani, me bimë që arrinin një vlerë deri në 75 mijë paund.

Klizman Marku u ndalua nga policia teksa po ngiste një makinë të pasiguruar në A12 në Capel St Mary në qershor të këtij viti dhe u shfaq nervoz. Ai po fliste në telefon kur u ndalua nga policia dhe kishte bërtitur diçka në shqip.

Ai u ndalua dhe kur oficerët panë në telefonin e tij, panë një video të dikujt që mbante një sasi të madhe kanabisi.

Një etiketë vendndodhjeje në video e çoi policinë në një pronë në Norëich Road, Ipswich, dhe kur policia hyri në ambientet, ata gjetën 52 bimë kanabisi duke u rritur në bodrum.

Dhoma ishte pajisur me 50 njësi ndriçimi, katër njësi ventilatore dhe një njësi filtrimi dhe në një dhomë tjetër policia gjeti 97 vazo me bimë të korrura së fundmi.

Gjykata tha se 52 bimët kishin një vlerë potenciale të vlerësuar deri në 27,000 £ dhe 97 bimët e korrura kishin një vlerë potenciale të vlerësuar deri në 48,000 £.

Kur oficerët shkuan në adresën e shtëpisë së Markut në Colchester, gjetën një sasi të vogël kanabisi dhe dy njësi të mëdha filtrimi ajri të ngjashëm me atë të gjetur në shtëpinë në Norëich Road.

Marku, nga Victor Road, Colchester u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit më 5 qershor të këtij viti dhe posedimin e kanabisit në të njëjtën datë.

Ai gjithashtu pranoi drejtimin e mjetit pa sigurim dhe pa leje drejtimi dhe iu ndalua drejtimi i mjetit për 23 muaj.

Duke dënuar Markun, gjykatësi David Pugh tha: “Pasi erdhe në këtë vend, më kanë thënë se e gjete veten në duart e një bande kriminale, por është e qartë që pranon që ke marrë pjesë aktive në aktivitetet e kësaj bande në prodhimi i kanabisit.”

Gjykata dëgjoi se Marku, i cili përshkruhej si “naiv”, kishte kërkuar strehim në Britaninë e Madhe dhe kishte hasur në një bandë që i ofronte strehim dhe ushqim në një kohë kur ai ishte në të ftohtë  ftohtë, i uritur dhe në gjendje të rëndë. /abcnews.al