Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit janë në kulmin e tyre, ndërsa mediat shtetërore që janën nën kontrollin e Partisë Komuniste kërcënojnë me luftë.

Sëfundmi, “Global Times”, media e lidhur me qeverinë kineze që publikon në anglisht shkruan se ushtria është vënë në gjendje alarmi pas një urdhri të Shtabit të Përgjithshëm për të qenë gati për luftë.

Armiku është Tajvani dhe Kina nuk ka reshtur së kërcënuari dhe kërkuari që ishulli rebel të bashkohet pas disa dekadash të ndarë që prej kohës kur në Kinë erdhën në pushtet komunistët me në krye Maon.

Krahas ushtrisë së Kinës, në gjendje alarmi është edhe ushtria e Tajvanit, e cila ka armatim amerikan dhe mbështetet fuqishëm nga këta të fundit si një kundërpeshë ndaj hegjemonisë së Kinës në rajon.

Ekspertët paralajmërojnë se në rast të një konflikti mes dy shteteve, të dyja ushtritë do të përsojnë humbje serioze pasi Tajvani ka një terren të përshtatshëm për luftë guerrile.