Një 25-vjeçar shqiptar është vrarë në Kent të Anglisë.
Sipas medieve lokale, viktima është Xhovan Pepaj dhe është identifikuar së fundmi.
Pepaj u gjet i vdekur në një rrugë të shtunën e datës 4 dhjetor. Sipas portalit Kent Online, 25-vjeçari ishte plagosur disa herë me thikë.
Pas ngjarjes së rëndë janë arrestuar shtatë persona. Ndërkohë dy adoleshentë dyshohet se e kanë kryer krimin e rëndë dhe janë nën akuzë.
Përveç akuzës për vrasje, ata akuzohen edhe për tentativë grabitje dhe posedim kanabisi. Lajmi ka shkaktuar dëshpërim mes miqve të Xhovanit në median sociale.