Haxhi Krasniqi (Robin) ka fituar mbrëmjen e së shtunës në Gjermani kundër rusit me pasaportë belge, Timur Nikarkoev. 

Krasniqi fitoi pas rundit të pestë, pasi kundërshtari u dorëzua. Ky ishte meçi i parë për Krasniqin që nga tetori i vitit 2021.

Meçi nuk ishte për ndonjë titull. Por fitorja e ndihmon atë të kthehet në luftërat për titujt e botës.

52 fitore e shtatë humbje është bilanci i Krasniqit pas meçit të sotëm.

Nikarkhoev regjistroi humbjen e pestë në karrierë krahas 26 fitoreve që ka.

© SYRI.net