Këngëtarja tregoi se i është nënshtruar vlerësimeve të shumta psikike, ilaçeve dhe se është traumatizuar nga babai i saj, Jamie Spears, përmes kontrollit të tij. Gjatë dëshmisë së saj, Britney tregoi se dëshiron të martohet dhe të ketë fëmijë në të ardhmen. Por ajo tha se nuk i lejohet të mbetet shtatzënë për shkak të rregullave ligjore, që u vendosën në fuqi në 2008, sepse kujdestarët e saj nuk aprovojnë heqjen e kontrollit të lindjes.

Këngëtarja i kërkoi gjykatësit të ndërpresë menjëherë marrëveshjen ligjore dhe ajo e përshkroi kujdestarinë nga babai si një skllavëri të vërtetë. Gjithashtu Britney zbuloi se ka pirë ilaçe litium, një ilaç që pihet për çrregullimin bipolar, kundër dëshirës së saj dhe se kjo e ka bërë të ndihet e dehur dhe të paaftë për të biseduar.

Fjalët e Britney-t i ka mbështetur edhe Iggy Azaela, e cila ka bashkëpunuar dikur me të. Iggy ka treguar se e ka parë me sytë e saj gjithçka që Britney ka rrëfyer lidhur me kujdestarinë e të atit dhe i ka dalë në mbrojtje këngëtares.

“Unë isha dëshmitare e të njëjtës sjellje që Britney detajoi në lidhje me babain e saj javën e kaluar dhe thjesht dua ta mbështes dhe t’i them botës se: Ajo nuk po e ekzagjeron dhe as nuk po gënjen. “- tha reperja.

“Unë e pashë atë të kufizuar edhe nga gjërat më të çuditshme dhe të parëndësishme si, sa lëngje u lejua të pinte. Pse është edhe e nevojshme?”

Gjithashtu, Azaela kujtoi momentin kur babai i Britney-t kishte detyruar edhe vetë reperen të firmoste një kontratë gjatë një bashkëpunimi të tyrin.

“Ai më dha një fletë ndërsa zbrita nga skena në Vegas dhe tha që duhej ta nënshkruaja. Ishte shumë kërcënuese dhe e frikshme, dhe me kujdestarinë, unë nuk munda të merrja as avokatin tim. Mënyra se si ai po përpiqej të më bindte të firmosja kontratën, më duket shumë e ngjashme me taktikat që Britney tha se ai përdori mbi të në një shfaqje në Las Vegas.”- tha ajo ndër të tjera, teksa vendosi hashtagun #FreeBritney

icon style