Këngëtari Capital T, ka reaguar pas kritikave për kripin e tij më të ri, “Buzëqeshje”, ku shihej se në video ishte fshirë kryqi në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër.

Komentuesit të besimit katolikë por edhe ata myslimanë, kanë kritikuar ashpër reperin, duke i shkruar se shqiptarët respektojnë çdo fe.

“S’e kuptoj se çfarë punë ju prish kryqi? Shqipëria është kjo, fatmirësisht me kryqe e minare, ça të bëjmë ti fshijmë?!”, komenton dikush në këngën e Capital T.

Ndërkohë vetë Capital T, në një postim në rrjetet sociale, ka sqaruar të gjithë fansat dhe ndjekësit në lidhje me heqjen e kryqit, detaj i cili bëri bujë në rrjetet sociale. Ai thotë se ka qenë një gabim i produksionit për të cilin ai nuk ka qenë në dijeni.

“Nëse unë kam një qëndrim do e kisha mbajt, s’jam nga ata që tërhiqem. Por kam qenë promovues i qyteteve, objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt shqiptarinë dhe realisht jam ndër të parët që kam xhiru nëpër kisha, por gabimet ndodhin unë s’jam kameraman, as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në këtë gabim të produksionit dhe po bëjmë gjithçka që ta zëvendësojmë”, shkruan Capital T në sqarimin e tij.