Deputeti socialist Erion Braçe, i cili shpesh ka ngritur zërin në Kuvend për shqetësimet e bujqve, kërkon që të ngrihet një bursë për ta që të mbajë larg ata që ai i quan “skiftera”. Sipas tij, bursa do ju garantojë bujqve të shesin mallrat pa u grabitur nga askush.

“Kapitalizem skifteresh! Bujqesi skifteresh! Keshtu do vazhdojme ne? Qe bertet e klith nje si une ne Kuvend, nje tjeter deputet me lidhje me keta kater okigarket, nje tjeter edhe mbi ne, telefonon secilin nga keta e i thote “shko e merrja grurin filanit me 50 leke, fistekut po me 50 leke e keshtu me rradhe”?

E kuptoni ne c’primitivitet jemi? Na duhet bursa dhe na duhet tani! Nje instrument transparent e i besueshem nga bujqit, mbeshtetur ne te bujqit punojne, mbjellin e shesin, marrin te ardhura pa u grabitur nga kush, madje te mbrojtur e kompesuar nga linjat e BURSES kur cmimet bien ne krize!

Cmimi i grurit pas gjithckaje qe ndodhi javen e shkuar po shkon aty ku duhet! Por ne, per ti dhene fund bujqesise se skiftereve, na duhet bursa! Urdheroni, gruri po magazinohet, por erdhi SHALQINI; e njejta histori ne Cerme te Siperme, Proshke, Sektor, Pasha, Shkumbin, Shenepremte, Sulzotaj, ku njerezit nuk kane ku cojne shalqinin sepse i vret e i gropos cmimi! Duhet te ndryshojme e me ne fund te modernizohemi”, shkruan Erion Braçe.