Ditën e mërkurë vendi do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura si dhe mjegull e mjegullinë në lugina.

Reshjet e shiut do të bëhen të pranishme të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën veriore, bregdetare dhe lokalisht në qendër, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Era do të fryjë me drejtim juglindje dhe jugperëndim e lehtë e mesatare duke u shoqëruar me valëzim të ulët në bregdet. Temperaturat parashikohen:

  • në zona malore -3 deri 12°C
  • në zona e ulëta 1 deri 17°C
  • në zona bregdetare 5 deri 17°C