Një bar është djegur në mesnatë në Tiranë në zonën e Brrylit. Policia ka njoftuar se biznesi ka shpërthyer në flakë, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Mësohet se bari i shkrumbuar është bar “Voltra” në zonën e Brrylit”, ndërkohë që flakët janë përhapur dhe në një tjetër lokal ngjitur.

“Më datë 27.12.2022, rreth orës 23:40, te Brryli ka rënë zjarr në një lokal dhe zjarri është përhapur dhe në një lokal tjetër ngjitur tij. Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë një patrullë e Policisë së Shtetit, e cila ka ndaluar qarkullimin e mjeteve në rrugën kryesore ngjitur me lokalin, ndërkohë që forcat zjarrfikëse punonin për shuarjen e flakëve.