Ditën e mërkurë situata në vend do të vijojë e qendrueshme. Moti përgjithësisht do të jetë me vranësira të pakta e mesatare gjatë ditës. Në zonat luginore përsëri do të jetë e pranishme mjegulla e dendur.

Era do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet nga verilindja dhe veriperëndimi. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:në zona malore -3 deri 7°C,në zona e ulëta 1 deri 18°C,në zona bregdetare 5 deri 18°C