Dy persona janë arrestuar në Greqi pasi kanë rrëmbyer dhe dhunuar 17- vjeçaren. Sipas mediave helene, dy 23-vjeçarët e futën me forcë në makinën e tyre dhe e çuan në një zonë rurale, ku e përdhunuan njëri pas tjetrit.
Të dhënat dhe fotot e tyre u bënë të ditura pas një Urdhri përkatës të Prokurorisë së Shkallës së Parë Livadia, i cili u vërtetua nga Prokuroria e Apelit Lamia.
Dy të rinjtë u arrestuan më 13 tetor në Atikë, pas urdhër-arrestit përkatës, për një rast përdhunimi ndaj një të mituri, në Livadia të Beotisë. Kjo ngjarje vjen pas ngjarjes tronditëse kur një tjetër e mitur u abuzua seksualisht nga disa burra.