Pas takimit për më shumë se një orë në një prej lokaleve përballë Parlamentit, i pari që ka lënë tavolinën ka qenë Gazmend Bardhi e pas tij me mediat është përballur Edi Paloka.Asnjëri prej tyre nuk ka dhënë detaje të takimit, por janë mjaftuar me faktin që bisedimet do të vijojnë më tej. Ka qenë i mandatuari i Berishës, Edi Paloka, i cili është kujdestur të saktësojë faktin se ky takim i parë nuk ka qenë i dështuar, por palët kanë vullnet për të shkuar drejt një bashkimi dhe daljes me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme .Sali Berisha ka thirrur një mbledhje të kryesisë, ku Paloka do të informojë lidhur me këtë takim të parë.Të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe Gazmend Bardhi i cili do të informojë deputetët e grupit parlamentar për çka ka ndodhur në më shumë se një orë negociata me Palokën.

Balkanweb