Mund të duket e pabesueshme ndikimi i madh që pati një këngë në uljen e numrit të vetëvrasjeve në SHBA.

Bëhet fjalë për këngën “1-800-273-8255” e reperit Logic, titulli i së cilës është numri i telefonit të Linjës Kombëtare të Parandalimit të Vetëvrasjeve në SHBA.

Një raport i ri ka zbuluar se pas transmetimit të këngës janë rritur telefonatat për ndihmë nga kjo qendër.

Kënga flet për dikë që po lufton me shëndetin e tij mendor.

Image

Tekstet e tij transformohen nga një mesazh i mos dëshirës për të qenë i gjallë, në një mesazh shprese.

Këngëtarët Alessia Cara dhe Khalid gjithashtu janë pjesë e këngës.

Image

Ndryshimet u vërejtën më shumë pasi miliona e panë Logic duke e performuar atë në ‘MTV Video Music Awards 2017’ dhe ‘Grammy Awards 2018’.

Logic tha se kënga e tij ishte frymëzuar nga fansat që i thanë atij se muzika e tij u kishte shpëtuar jetën.

Image

Videoja muzikore për 1-800-273-8255 tregon një të ri homoseksual që lufton me ngacmimin dhe ndjenjat vetëvrasëse përpara se të thërrasë për ndihmë.

Është shikuar më shumë se 430 milionë herë në ‘YouTube’ që kur u publikua në gusht të vitit 2017.