Ish-kuzhinieri mbretëror Darren McGrady, i cili ka punuar për Mbretëreshën dhe Princeshën Diana, ka gatuar rreth shtatë darka Krishtlindjesh në karrierën e tij. Shihni se çfarë ushqimesh festive hanë familja mbretërore për mëngjes, drekë, darkë dhe çajin e pasdites…

Çfarë ha familja mbretërore për mëngjesin e Krishtlindjeve?

Familja mbretërore ha një mëngjes të plotë. Me vezë salsiçe, një mëngjes tipik anglez.

Çfarë ha familja mbretërore për drekën e Krishtlindjes?

“Është i njëjti vakt çdo vit,” tha Darren për HELLO!. “Ata në fakt janë të mërzitshëm kur bëhet fjalë për festimet! Vetëm gjela tradicional. Ne bëmë tre gjela për mbretëreshën dhe familjen e saj në dhomën e ngrënies mbretërore.”

Ndërsa mbretëresha dhe anëtarët e familjes mbretërore darkonin në dhomën kryesore, princat dhe princeshat e reja hanin në një dhomë tjetër, nën mbikëqyrej e dados.

Pas drekës, anëtarët e familjes mbretërore dalin për një shëtitje rreth Sandringham Estate, pastaj kthehen për të parë fjalimin e Mbretëreshës.

Më pas vjen koha e çajit të pasdites që shoqërohet me qumësht dhe kek të ndryshëm.

Në darkë:

Familja darkon me “gjel deti, me mbushje të ndryshme – sherbelë, qepë, gështenja – dhe pjatat tradicionale si patate të pjekura, pure patatesh, majdanoz dhe lakra Brukseli”, shtoi Darren, dhe më pas pudingun e Krishtlindjeve për ëmbëlsirë.