Home SPORT E PABESUESHME! Messi do të lirohet sonte nga Barcelona

E PABESUESHME! Messi do të lirohet sonte nga Barcelona

10

Kampioni argjentinas, simboli i Barcelonës në vitet e fundit, çuditërisht mund të lirohet nga mesnata. Kontrata e tij skadon sot, më 30 qershor. Që kur presidenti Laporta mori detyrën, përparësia e tij kryesore ka qenë të punojë për të rinovuar kontratën e Messit, pa gjetur ende një marrëveshje me lojtarin.

Një vit më parë, Messi ishte i gatshëm të largohej nga klubi katalanas dhe për këtë dërgoi një burofax. Presidenti i atëhershëm, Bartomeu, megjithatë, u përpoq ta mbante te Barcelona, duke i treguar kontratën. Me kthimin e Laporta gjithçka dukej më e lehtë, por marrëveshja përfundimtare midis lojtarit dhe klubit nuk është nënshkruar ende. Siç raportohet nga Spanja, rinovimi mund të mbyllet së shpejti.

Është çështje ditësh. Laporta po bën presion për ta zyrtarizuar rinovimin sa më shpejt të jetë e mundur, por ndërkohë Messi do të jetë pa kontratë nga nesër. Madje edhe për sa i përket imazhit, kjo nuk është një gjë e mirë për Blaugranat. Sipas “Marca”, Laporta do të përpiqet ta mbyllë rinovimin sot, por jo të gjitha çështjet e pazgjidhura mund të finalizohen brenda disa orësh.