TIRANË- Një ngjarje jo shumë e zakontë ka ndodhur gjatë mbrëmjes në Tiranë. Policia raporton se gjatë orëve të para të mëngjesit, tre djem të mitur me një kaçavidë kanë tentuar të hapin një bankomat.

Policia ka mundur ti kapë dhe shoqërojë dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Djemtë e shoqëruar ishin të moshës 13-14 vjeç.

Njoftimi i policisë:
•Më datë 11.02.2021, rreth orës 01:00, tre shtetas të mitur të moshës 13-14 vjeç, me një kaçavidë kanë tentuar të hapin një bankomat. U bë shoqërimi i tyre dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel