Policia e Tiranës ka reaguar pas publikimit një video në rrjetet sociale,që ishin të përfshirë në një konflikt disa të rinj. Ku më pas u tha se ishte një sherr mes reperëve Finem dhe Don Xhoni por ky lajm u përgënjeshtrua nga ky i fundit. Polica thotë se video është publikuar më datën 13.10 2020 dhe nga verifikime nuk ka rezultuar se këta shtetas të jenë konfiktuar më datën 09.02.2021 ku dhe video u publikua në median online.

Nga konflikti i cili i përket datës 13 tetor ku pjesëmarrës në kanë qenë shtetasit me inicialet D.S., M.P., dhe M.D. të cilët janë identifikuar nga pamjet në video dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

​Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale më datë 09. 02.2021, për një konflikt midis dy shtetasve, pas verifikimeve të kryera nga punonjësit e Policisë të Komisariatit Nr. 4 ka rezultuar se këta shtetas nuk janë konfliktuar me njëri-tjetrin më datë 09.02.2021. Në vijim të veprimeve ka rezultuar se videoja e publikuar i përket datës 13.10.2020 dhe se pjesëmarrës në konflikt kanë qenë shtetasit D. S., M. P. dhe M. D., të cilët janë identifikuar nga pamjet filmike dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

​Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Faxnews