Familja e vogëlushes Emanuela Brahjas, është në zi pasi 12-vjeçarja ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik teksa po ecte me biçikletë.

“Pikërisht një javë më parë na vdiq gjyshi në Shqipëri. Ne as nuk kemi pasur kohë të shërohemi nga pikëllimi që na ka pushtuar kjo dramë e pamasë. Nuk mund ta besojmë. Nëna dhe babai as nuk mund të mendojnë se ajo nuk është më”, shkruante ajo në rrjetet sociale.

Shtëpinë e tyre në Padova të Italisë e mbuloi zia, shumë miq vendas por dhe familjarë e kushërinj nga Shqipëria u gjendën pranë familjes Brahja në këtë moment të vështirë.

Agron dhe Esmeralda Brahja kanë edhe dy vajza më të rritura, njëra 20 vjeç dhe tjetra 18. Ata jetojnë në Itali prej 25 vjetësh.

Aksidenti ndodhi ditën e hënë dhe Emanuela ndodhej në njësinë e kujdesit intensiv pediatrik të spitalit Padova.