Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi komentoi nga Përmeti incidentin e Elbasanit. Sipas saj tensionet politike në rritje dëshmojnë frikën e kreu të PS nga humbja në 25 prill.
Kryemadhi: Një nga problemet tona kryesore është ajo cfarë do të ndodhë mbas 25 prillit sepse ne e kemi mëse të qartë se cili do të jetë rezultati i 25 prillit. Rezultati i 25 prillit është ajo cfarë ndodhi në Elbasan më përpara, aty ku njerëzit e përzunë dhe i thanë ik largohu sepse nuk duam të të shikojmë.
Kryetarja e LSI-së shtoi se Elbasani është vetëm 17 minuta larg Tiranës dhe ka papunësinë më të madhe, ka mungesë në ekonomi dhe ka biznese të falimentuara dhe varfëri të madhe.
Sipas saj Rama është një fenomen i cili ka varfëruar shqiptarët dhe i largoi të rinjtë nga vendi.
Kryemadhi: Elbasani është vetëm 17 minuta larg Tiranës, ka papunësinë më të madhe, ka mungesën e ekonomisë, ka biznese të falimentuara ka varfërinë më të madhe. Ndërkohë që sot njerëzit nuk kanë më dëshirë ta shikojnë jo si individ por si fenomen. Sepse është fenomeni që i varfëroi shqiptarët, i largoi shqiptarët nga Shqipëria, i largoi të rinjtë dhe të rejat nga Shqipëria. Prandaj dhe angazhimi ynë nuk ka të bëjë vetëm me 25 prillin. 25 prilli ka të bëjë me ndryshimin për të ndëshkuar çdo njeri që nuk mban fjalën, çdo politikan që nuk iu përgjigjet.
Kryemadhi prezantoi kandidatët për deputetë të LSI në Gjirokastër dhe Përmet, Vangjel Tavon dhe Elton Ismalaj.
Ora news