Ky 14 mars u shënua pa festime në Tiranë ku qytetarët u vetëorganizuan për të pritur pranverën. Pa distanc e disa edhe pa maska, të rinj e të moshuar u dyndën në kodrat e Liqenit Artificial. Shumë prej tyre u përballën edhe me policinë, e cila penalizoi me gjoba ata qytetarë që u konstatuan pa maska anti-Covid.

Dita e Verës grumbulloi qytetarë të shumtë në Tiranë edhe pse mungoi festa.

Pa organizim për shkak të rregullave anti-Covid, qytetarët zgjodhën të vetëorganizoheshin, duke vënë në diskutim edhe protokollet anti-Covid.

Pa distancë dhe disa edhe pa maska, ata zgjodhën të sfidonin frikën ndaj koronavirusit.

“Frikë është po… hera e parë që dal.”

Efektivët e policisë nuk i kursyen gjobat për ata që nuk kishin maska mbrojtëse.

Disa kanë ardhur nga Durrësi së bashku me familjen për të pritur stinën e ngrohtë në Tiranë.

“Është festë pagane por ne shqiptarët e preferojmë shumë. Unë jam mnga Durrësi dhe më pëlqen Liqeni se ëhstë ajri i pastër dhe qetësi.”

Më të lumtur ishin fëmijët.

“Gëzuar Ditën e Verës të gjithë fëmijëve!”

“Unë e vendosa veroren. Gëzuar, një verë të mbarë!”

Jo vetëm ballokumet, por qytetarët përmendin edhe elemente të tjera tradicionalë të festës.

Ndryshe nga festimet e viteve të kaluara, në rrugë nuk u tregtuan ballokume, ndërkohë që të rrallë ishin edhe shitësit ambulantë të veroreve.

“Vendosen dhe mendohet një dëshirë.”

Grumbullimet nuk munguan edhe në sheshin “Skënderbej”.

Ky është i dyti vit që për shkak të pandemisë nuk festohet Dita e Verës.