Seanca parlamentare është shoqëruar me debate të ashpra, ndërkohë që fjalën e kishte kreu i PD-së, Sali Berisha. Ky i fundit, e quajti ministren Elisa Spiropali, Spirobuçi. Kaq ka mjaftuar nga radhët e mazhorancës të ketë reagime, duke i quajtur deklaratat e Berishes fyerje të rënda.
Kryeparlamentarja Nikolla i hoqi fjalën dhe tha se do të mblidhen për të marrë masa disiplinore ndaj Berishës.
Berisha: Ky burri këtu, që i dha 500 mln lekë tenderin kuzhinierit të djalit, si puna e Salarjonit që i dha Enklit, vëllaut të kësaj ministres, të Spirobuçit.
Nikolla: Ju ndërpres fjalën zoti Berisha, nuk pranohet kjo fyerje e rëndë. Ju ndërpres fjalën
Zoti Berisha keni shkelur rëndë kodin e etikës, do ndërpresim seancën për të vazhduar me masën disiplinore.