“Sonte do të dorëzoj dorëheqjen në duart e Presidentit të Republikës, pakti i besimit që qëndron në themel të veprimit të qeverisë ka dështuar”

Kështu ka deklaruar kryeministri italian Mario Draghi duke lënë të kuptohet se qeveria e tij konsensuale midis palëve politike ka rënë zyrtarisht dhe çuditërisht pas fitores në votën e mosbesimit.