Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Laç, ku janë perplasur tre automjete.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të palgosur një grua dhe një fëmijë i mitur të cilët me urgjencë janë dërguar në spitalin e Lezhës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, të cilët po kryejnë hetimet për të verfikuar shkaqet e aksidentit.