Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Lezhës, ku një automjet ka përplasur një të mitur.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se mjeti ka përplasur 7-vjeçarin në bulevardin “Gjergj Fishta”. Menjëherë i mituri është nisur me urgjencë drejt spitali dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të saj.