Një 15 vjeçar nga fshati Babicë, të Vlorës ka humbur kontaktet me familjen që prej ditës së dielë.

Ka qenë nëna e të miturit e cilë ka bërë denoncim në Polici, duke thënë se djali u largua nga shtëpia në datën 17 prill 2022 dhe nuk është kthyer më. Unformat blu të Vlorës kanë nisur kërkimet për gjetjen e 15-vjeçarit.

Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja B. B., 31 vjeçe, banuese në Sevaster, Vlorë, se prej datës 17.04.2022, është larguar nga fshati Babicë dhe nuk është kthyer më, djali i saj i mitur 15 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”,  thuhet në njoftimin e Policisë.