Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Paraprakisht mësohet se shtetasi me iniciale P. P., 65 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e ndërtesës ku ishte duke punuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak:

Më datë 04.06.2022, në rrugën “Josif Pashko”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi P. P., 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.