Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare që jetonte në Francë. Mediat bëjnë me dije se çifti i shqiptarëve nga Kosova prindër të 7 fëmijëve janë gjetur të vdekur në apartamentin e tyre në Epinal të Francës.
Nga raportimet rezulto se të dy janë sulmuar dhe vrarë me thikë. Nga raportimet bëhet me dije se 4 nga fëmijët e çiftit ndodheshin në apartament në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
“ Sipas një burimi policor, një çift nga Kosova është gjetur i vdekur, duke konfirmuar informacionin e Vosges Matin. Sipas elementeve të para, burri dhe gruaja janë vrarë me thikë. Trupat e tyre u gjetën në banjën e banesës ku jetonin me shtatë fëmijët e tyre”.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet apo sesi ka ndodhur ngjarja, priten dëshmitë e fëmijëve për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.
