Në konferencën që po zhvillohet me kompanitë energjetike nga SHBA dhe BE, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim tha se siguria energjetike është e lidhur ngushtë me sigurinë kombëtare. Kjo sipas Kim tregohet edhe më qartë në këtë situatë lufte, ku Rusia bën kërcënime të vazhdueshme. Diplomatja shtoi se pushtimi rusi i Ukrainës ka bërë të qartë nevojën e diversifikimit të burimeve të energjisë. Ajo theksoi se tashmë është koha për të vepruar dhe se rajoni duhet të kërkojë të gjejë një zgjidhje së bashku për një rrugë të re përpara për sigurinë energjetike dhe atë klimatike.

Jemi mbledhur të vendosur për sigurinë ndaj energjisë. Të gjithë kemi parë se pushtimi i paprovokuar dhe i pajustifikuar nga ana e Rusisë ka bërë të qartë se diversifikimi i energjisë nuk mund të presë. SHBA kanë nënvizuar nevojën që komiteti ynë i aleatëve, i miqve dhe i partnerëve të diversifikojnë dhe të sigurojnë burimet, furnizuesit dhe rrugët e energjisë. Kemi parë se si Rusia ka kërcënuar dhe ka ndërprerë dhënien e gazit ndaj Polonisë dhe Bullgarisë. Shpresojmë që diskutimet e sotme do të sjellin ide reale. Siguria energjetike ka qenë e lidhur me sigurinë kombëtare dhe ajo që po jetojmë sot e bën atë edhe më të dukshme. Bota po përballet me një realitet të ri. Ne shohim kostot e larta, financa të tendosura dhe marrjen e vendimeve të pamundura. Rajoni duhet të kërkojë të gjejë zgjidhje së bashku për të gjetur një rrugë të re përpara për sigurinë energjitike dhe atë klimatike. Unë kam folur shumë herë në të shkuarën për sigurimin. Kjo është arsyeja pse u ndërtua gazsjellësi transatlantik, kjo është arsyeja pse SHBA janë të lidhur me Shqipërinë. Po shohim një projekt të zhvilluar për të sjellë. Jam e emocionuar që shoh kaq shumë drejtues për të gjetur zgjidhje”, shtoi ambasadorja.