Një ushtarak në Paraguaj u sulmua për vdekje nga një dre ndërsa ishte në shërbim në një pikë kontrolli në rezidencën presidenciale të vendit në kryeqytetin Asuncion.

43-vjeçari në komandë Victor Isasi Fletsa u sulmua nga dreri të hënën në mbrëmje. Ushtari humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditja e brirëve të drerit.

Dreri kishte mbërritur në Paraguaj nga India dhe është dhënë si një dhuratë për presidentin e Paraguajit, sipas një zyrtari të Ministrisë së Mjedisit të vendit.