Një ngjarje e rëndë është shënuar në Divjakë, ku është gjetur i pajetë një 40-vjeçar.

Bëhet me dije se një burrë rreth 40 vjeç është gjetur i pajetë në një pyll anës rrugës në Divjakë.

Viktima dyshohet se ka qenë duke ecur me biçikletë dhe është përplasur dhe ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.