Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në Fier. Bëhet me dije se trupi i pajetë është gjetur në një godinë të braktisur.

Mësohet se trupi i pajetë i përket Julian Priftit, i cili disa kohë më parë është denoncuar se është zhdukur pa lënë gjurmë.

Bëhet me dije se turpi është i dekompozuar, ndërsa në fyt ka shenja. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë të cilat po hetojnë për ngjarjen.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:50, në lagjen “16 Prilli” , Fier, në një godinë të rrënuar, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit J. P., 42 vjeç, banues në Fier, i cili është larguar nga banesa më datë 26.03.2022.

Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes