Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër është dhunuar seksualisht nga tre persona në Obiliq.
Policia bën të ditur se ajo është rrëmbyer dhe me pas është dhunuar nga ata. Pas shpëtimit të saj nga policia ajo është dërguar për trajtim mjekësor.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit kanë rrëmbyer e me pas edhe dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, njofton Policia.