Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë ku një 33-vjeçar ka pirë fotoksinë.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur të Liqeni Artificial në kryeqytet, ku shtetasi Sh.Sh, dyshohet se ka pirë fotoksinë.

Menjëherë ai është dërguar në spitalin “Nënë Tereza” dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkoh, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë t ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2022, te Liqeni Artificial, shtetasi Sh. Sh., 33 vjeç, dyshohet se ka pirë fotoksinë dhe është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza” dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.