Pamje të rëndë dhe të tmerrshme janë publikuar nga ngjarja në SHBA, ku një 18-vjeçar hyri në supermarket duke qëlluar me breshëri plumbash dhe duke shkaktuar disa viktima.

Në videon e mëposhtme shihet sesi adoleshenti gjuan me armë sapo del nga makina këdo që i del para. Ai vret dy persona jashtë dhe më pas futet në supermarket.

Të gjithë ngjarjen 18-vjeçari e dha “live” në rrjetet sociale. Policia amerikane ka arrestuar autorin e kësaj ngjarje të tmerrshme, ku humbën jetën 10 persona dhe është shprehur se ngjarja po hetohet si një krim urrejtjeje me motive racore.

I dyshuari besohet se ka vozitur për disa orë për të arritur në zonën kryesisht ku jetojnë personat me ngjyrë.