Një 52-vjeçar ka humbur jetën në një prej minierave të Bulqizës. Sipas policisë, viktima është shtetasi K.L, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës, është aksidentuar shtetasi K.L., 52 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të  ngjarjes.