Krim në familje në fshatin Babunjë, Divjakë.Policia bën me dije se Hekuran Rrasa, 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, Fëllënxë Rrasa 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.