Pas lajmit që bëri xhiron e rrjetit, mbi makinën luksoze me të cilën lëviz së fundi kryeministri Edi Rama, vjen dhe reagimi i parë nga qeveria.

Qeveria sqaron përmes zyrës së komunikimit se mjeti luksoz GMC me të cilin lëviz Edi Rama së fundmi, nuk është blerë me fonde publike.

Sipas sqarimit që qeveria i ka dhënë gazetares Esiona Konomi, automjeti i pablinduar, është marrë me qera nga Partia Socialiste prej një subjekti privat të regjistruar në emër të zonjës E. Hoxhallari.

Ndërkohë duke iu referuar sqarimit, thuhet se mjeti me të cilin lëvizte më herët Rama ishte vjetëruar, për shkak të numrit të madh të kilometrave.

PËRGJIGJIA E PLOTË E QEVERISË:

“Automjeti ne fjale eshte ne pronesi te nje subjekti privat, me aktivitet tregtar te regjistruar sipas ligjeve ne fuqi. Partia Socialiste ka nje kontrate qeraje me subjektin, i cili ushtron prej me shume se 5 vitesh aktivitet ne fushen e shitjes dhe dhenies me qera te automjeteve. Automjeti nuk ka elemente te vecanta sigurie.

Ai eshte marre pasi automjeti i meparshem ne perdorim te Kryetarit te PS, nuk plotesonte me standardet e levizjes per shkak te amortizimit si pasoje e vjetersise dhe numrit te madh te kilometrave te kryer. Me kete rast theksojme se kryeministri nuk ka blere nje automjet te ri me fondet e buxhetit te shtetit, qysh nga ardhja e tij ne