Një sulm i dhunshëm ka ndodhur në Verona të Italisë, ku është lënduar një 21 vjeçar, i identifikuar si Michele Dal Forno.

Mbrëmjen e së shtunës, ai u sulmua me thikë nga një 16-vjeçar dhe mori plagë të rënda në faqen e majtë, për të cilat mjekët i bënë më shumë se 30 qepje. Dyshohet se autori i ngjarjes të jetë një i mitur shqiptar, i cili është raportuar të paktën dy herë për ngjarje të tilla.

Ai është dërguar në burgun për të mitur në Treviso. Mediat italiane raportojnë se viktima ka zbuluar çfarë ndodhi mbrëmjen e së shtunës që solli reagimin e dhunshëm të të riut shqiptar.

“Ishte ora rreth 8.30 e pasdites dhe pashë një vajzë, e cila më dukej se po grindej me dy fëmijë. U ndala për të pyetur nëse kishte nevojë për diçka dhe ajo tha se gjithçka ishte në rregull. Pak më vonë më rrëfeu se ishte e shqetësuar dhe kishe frikë se mund të vinte një reagim i dhunshëm. Në atë moment, njëri nga djemtë po më shikonte dhe tjetri po bisedonte me vajzën.

As që e vura re se çfarë do të bënte kur më goditi. Mendova se ai më kishte goditur me grusht, por në fakt kishte thikë në dorë dhe më plagosi. Të dy ia mbathën”, tregoi Michele, i cili identifikoi autorin nëpërmjet imazheve.

Top Channel