Një krim i rëndë ka ndodhur në Kroaci, ku një burrë ka vrarë fillimisht nënën dhe më pas gruan e tij. Pas vrasjes së nënës së tij, ai ka ndjekur bashkëshorten në dyqan, të cilën e ka vrarë me armë zjarri.

Vrasësi më pas është mbyllur në shtëpi dhe është vetëvrarë. Qytetarët janë shprehur të tronditur pas krimit të frikshëm.

“Një çmenduri e plotë. Ishte me të brendshme, me pushkë në dorë, burri hyri në dyqan pas gruas së tij, e cila po vraponte në panik dhe po kërkonte ndihmë”, tha njeri prej dëshmitarëve.

Autoritet kroate kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen makabre.