Një shkëmbim zjarri mes ultrasve të Interit në Cernusco, në periferi të Milanos, ka përfunduar me një të vdekur dhe një të plagosur.

Sipas asaj që raporton La Stampa, 36-vjeçari Antonio Bellocco, një kriminel i dënuar dhe i lidhur me klanin Rosarno, u godit me thikë për vdekje pasi hapi zjarr ndaj Andrea Beretta, liderit historik 49-vjeçar i ultrasve “Nerazzurri”.

Gjithçka ndodhi pranë palestrës Testudo, një vend takimi shumë i njohur për mbështetësit e “Curva Nord”. Beretta u arrestua me dyshimin për vrasje.

Sipas hetimeve paraprake, Bellocco qëlloi Berettën duke e plagosur në këmbë, ndërsa ata ishin së bashku në një makinë Smart.

Të shtënave me armë zjarri 49-vjeçari i është përgjigjur menjëherë me një goditje vdekjeprurëse në fyt.
Pak orë para vrasjes, Andrea Beretta dhe Antonio Bellocco luajtën së bashku futboll në një sfidë mes miqsh. Këtë e tregon një foto e publikuar në Instagram nga Marco Ferdico, një nga drejtuesit ultra të Interit.

Ata kishin luajtur futboll me kapo ultrasit e Milanit, duke e konsideruar një derbi të zakonshëm mes miqsh. Në foto, në rreshtin e parë, shfaqen si Bellocco ashtu edhe Beretta.

Top Channel