Një 56-vjeçare është gjendur pa shenja jete ditën e sotme rreth orës 11:00 në fshatin Udënisht në Fier. Ajo është gjendur pa shenja dhune në banesën e saj, teksa dyshohet se është vetëvarur.
“Pogradec/Sot, rreth orës 11:00, në fshatin Udënisht, Pogradec, në banesë, është gjetur pa shenja jete, dyshohet e vetëvarur shtetasja A. V., 56 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes së kësaj shtetase”, thuhet në njoftimin e policisë.