Një 65-vjeçar i ka dhënë fund jetës ditën e sotme në qytetin e Pogradecit duke qëlluar veten me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

Sipas informacioneve të para nga policia raportohet se 65 vjeçari në momentin e krimit ka qenë i vetëm në një nga dhomat e banesës së tij dhe më pas ka qenë bashkëshortja e tij që ka dëgjuar krismat e armës dhe ka shkuar në vendngjarje.

Mësohet se viktima jetonte vetëm me bashkëshorten e tij e cila ka lajmëruar menjëherë policinë dhe kjo e fundit po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 10.02.2024, rreth orës 17:35, në fshatin Vërdovë, Pogradec, në bodrumin e banesës dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri tip automatik, shtetasi N. A., rreth 65 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit