Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Spanjë, ku një 14 vjeçar ka goditur me thikë 3 mësues dhe një nxënës, sipas mediave të vendit.
Adoleshenti, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, dyshohet se goditi me thikë 4 persona në mënyrë të përsëritur, kur filloi mësimi rreth orës 8:25 të mëngjesit të sotëm, në Institutin Elena García Armada në qytetin Jerez de la Frontera, në Spanjën jugore.
14-vjeçari, që thuhet se vuante nga autizmi, kishte hyrë në klasë mëngjesin e sotëm dhe pasi nxori një thikë të madhe nga çanta e shpinës, filloi të godiste me thikë të gjithë ata që kalonin pranë tij, sipas burimeve policore.
Ai dyshohet se goditit me thikë shokët e tij të klasës dhe u përpoq t’i merrte peng para se mësuesit të përpiqeshin ta frenonin. Më pas ai goditi me thikë tre mësues, ku njëri prej tyre u plagos në sy.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku kapi nxënësin 14-vjeçar dhe e arrestoi, ndërsa shkolla e mesme u evakuua dhe mjekët mjekuan të plagosurit. Mësuesi që u godit me thikë në sy u dërgua me urgjencë në spital dhe është në gjendje të rëndë.
/abcnews.al