Një 20-vjeçar shqiptar është vrarë pas disa të shtënave me armë zjarri në Helsingborg të Suedisë. Sipas mediave suedeze,ngjarja u regjistrua gjatë orëve të mesnatës. 

Ndërkohë bëhet me dije se është plagosur edhe një e re që e shoqëronte të riun shqiptar. Sipas autoriteteve vajza është rreth të 25-ave.

Sakaq, dyshohet se i riu shqiptar ishte pjesë e një rrjeti trafikimi droge në Helsinborg dhe në rajonin Skane.

Sipas Top Chanel viktima është  M.Ll, 20 vjeç, emigrant nga Fieri, i cili ndodhej prej vitesh në Suedi së bashku me familjen e tij.

Policia ka rrethuar zonën por ende nuk ka të dyshuar për atentatin ndaj të riut shqiptar.

Lajm në përditësim.

GEAM Sh.p.k