Një 55-vjeçar dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri ditën e sotme. Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kllojkë, Tiranë ndërsa i plagosuri është nisur drejt spitalit. Aktualisht nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia ka sekuestruar një kallashnikov, me të cilën dyshohet se është vetëplagosur 55-vjeçari.

Njoftimi i policisë

Më datë 27.08.2022, në fshatin Kllojkë, shtetasi H. Ll. (Xh)., 55 vjeç, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, dhe po transportohet në spital. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit kallashnikov, e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.