Një 50 vjeçar është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në rrugën e Ellbasanit, Tiranë.
Paraprakisht mësohet se ky shtetas, ende i paidentifikuar, është gjetur nga kalimtarët, të cilët kanë lajmëruar Policinë.
Nga këqyrja paraprake, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Tiranë/Informacion paraprak:
Më datë 04.06.2022, në Rrugën e Elbasanit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, një shtetas rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.