Tropojë | Rreth orës 18:30, në vendin e quajtur Ura Dushaj, në ujërat e liqenit Fierzë-Koman, Tropojë, është gjetur trupi i pajetë i 78-vjeçares me inciale Z. G., banuese në fshatin Bukove, Tropojë.

Nga kqyrja paraprake, në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan